Violinistja Laureta Çuku, sëbashku e dy muzikantë Italian, profesorin Fabio Batisstelli dhe violinistën Valentina Antonelli kanë performuar si trio në një koncert me muzike klasike të mbajtur në Kishën Katolike në Vlorë në nder të Shën Donatit.
Ata kanë sjellë kolonat zanore të Enio Moricones, si edhe muzikë popullore shqiptare.
Artistët italian, të cilët vinë për herë të parë në Shqipëri shprehen të befasuar nga mikpritja.
“Është hera e parë që jam në Shqipëri dhe u ndjeva shumë mirë. Jeni një popull i mrekullueshëm. Më bëri përshtypje mikpritja dhe mbi të gjitha kultura juaj muzikore“.
“Më pëlqen shumë Shqipëria dhe në veçanti mikpritja. Do të rikthehem sërish si pjesë e një turi në prill“.
Laureta Çuku u vlerësua nga Albanina Exellence edhe për historinë e saj të suksesit, ndërkohë që ajo do të kthehet sërish në një tur në prill se bashku me orkestrën që drejton “Giovani Armonie”.
Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…
Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…
Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…
Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…
Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë. Pedagogu i degës…
Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje vendosi t’i rrëfejë më…
This website uses cookies.