Viroza edhe në verë, shfaqen raste edhe me Covid 19

Edhe pse jemi në stinën e verës virozat vijojnë të jenë në qarkullim.
Javët e fundit mjekët thonë se janë përballur me fluks pacientësh, kryesisht më të prekurit janë moshat e vogla.
Epidemiologia Hysa thotë se gjatë kësaj periudhe janë shfaqur edhe raste me Covid 19.
Mjekët këshillojnë që të tregohet kujdes ndaj temperaturave të larta të stinës, ndërsa rekomandojnë që temperatura e mjediseve të brendshme të mos jetë më e ulët se 25 gradë.