Virozat e stinës – Në Njësinë Administrative Postribë të Shkodrës numri i të prekurve është i ulët

Virozat në këtë periudhë duket se kanë pësuar një rënie në njësinë administrative të Postribës në krahasim me periudhën e verës .
Kryesisht të prekurit nga virozat shafiqin një temperaturë të lehtë dhe kollë.
Më të prekurit nga virozat janë të rinjtë, bën të ditur doktori Sokol Zhabjaku.
Banorët e njësisë Postribë vlerësojnë shërbimin që ofrohet pranë kësaj qëndre shëndetësore.
Ndërkohë, në fillim të kësaj jave ka nisur vaksinimi kundër gripit, që cilësohet edhe si mbrojtja më e mirë kundër virozave të stinës, veçanërisht për grupet më të rrezikuara.