Virozat e stinës / Rreth 40 raste në javë në Postribë,më të prekurit të moshuarit
Numri i rasteve me viroza gripi gjatë kësaj periudhe ka ardhur në rritje jo vetëm në qytet, por edhe në njësitë administrative.
Mbi 40 raste në javë të prekur nga virozat e stinës paraqiten në Qendrën Shëndetësore në Njësinë Adminsitrative Postribë.
Kryesisht më të prekurit nga gripi janë moshat e mesme edhe të moshuarit.
Mjeku Sokol Zhabjaku thekson se të shumtë janë përsonat që kanë marrë vaksinat antigrip këtë vit.
Mbi 14 mijë persona janë prekur në vendin tonë nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit. Instituti i Shëndetit Publik raporton për një rritje të sëmundshmërisë në popullatë nga bashkëqarkullimi i virozave, gripit dhe nënvarianteve të Covid-19 njëkohësisht.