Virozat stinore tek të vegjlit / Naraçi: Rreth 130 vizita në ditë, 4 fëmijë në reanimacion
Java që po lëmë pas ka shënuar rritje të rasteve me virozë tek të vegjlit. Pasditja dhe orët e mbrëmjes janë më të ngarkuara për repartin pediatrik në Shkodër. Kjo edhe për shkak të mbylljes së qendrave shendetësore. Shefja e repartit pediatric, Greta Naraçi, tregon çdo ditë mjekët përballojnë 100-130 vizita, ku nuk kanë munguar as rastet me komolikacione, 4 prej tyre janë shtruar në reanimacion
Naraçi thotë se ka rikthim edhe të rasteve me covid, ndonëse simptomat janë thuajse të njejta me virozat stinore.
Bluzat e bardha apelojnë drejt prindërve që të mos u drejtohen farmacive pa patur më parë një vizitë tek mjeku specialist.
Mosha më e prekur nga virozat stinore është 5-15 vjeç. Ambjenti, parandalimi i grumbullimeve në ambjente të mbyllura dhe ushqimi i shëndetshëm janë alternativa më e mirë për përballimin e virozave stinore.