Virozat te fëmijët – Rreth 150 vizita në ditë në Pediatrinë e Spitalit të Shkodrës
Ndryshimet e motit, ulja e temperaturave, shoqëruar edhe me reshje shiu, kanë ndikuar në shëndetin e fëmijëve.
Rreth 150 fëmijë paraqiten çdo ditë në pavionin e Pediatrisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës, për të marrë ndihmën mjekësore.
Kollë, temperaturë e lartë apo dhimbje barku janë komplikacionet që fëmijët kanë paraqitur më së shumti.
Mjekja Valbona Zyberi këshillon prindërit se si duhet të veprojnë kur fëmijët janë të prekur nga virozat.
Ndërkohë, shërbimi i marrë nga bluzat e bardha vlerësohet nga prindërit.
Aktualisht, të shtruar në Pediatri janë rreth 15 fëmijë, tre prej të cilëve janë në reanimacion.