Categories: LajmeSport

Virtus Bolonja – Real Madrid në RTSH Sport

Virtus Bolonja – Real Madrid. Kjo është ndeshja e javës së 29-të të Euro League në basketboll për meshkuj, e cila këtë të premte, duke nisur nga ora 20:30, do të vijë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Në fakt java e 29-të ka nisur të enjten, gjithnjë në transmetim në RTSH Sport, me sfidën Olimpiakos – Panathinaikos, derbin helen, të cilin vendësit e fituan 71-65. Në ndeshjet e tjera Fenerbahçe ka realizuar fitoren më të thellë të javës, me 30 pikë diferencë ndaj Valencias, 118-88. Crvena Zvezda është mundur në shtëpi nga izraelitët e Makabit të Tel-Avivit, 80-84. Një tjetër skuadër udhëtuese ka fituar mbrëmjen e së enjtes. Bëhet fjalë për Monako, që mundi Alba Berlinin, 90-82. Baskonia trondit Milanon duke fituar me 13 pikë diferencë, 88-75 dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe Barcelona, 94-76 ndaj Partizanit të Beogradit.

Sfida mes Virtus Bolonja dhe Real Madrid është dueli i vendit të parë në renditje me vendin e shtatë. Për Virtus Bolonja duhet fitorja për të qenë në gjashtëshen e para, që do të thotë se shkon direkt në Play-off. Kurse tetëshja finaliste plotësohet nga Play-in mes vendit të shtatë, të tetë, të nëntë dhe të dhjetë. Në fazën e parë, Real Madrid ka fituar 100-74 në ndeshje të kontrolluar nga fituesit në fuqi të Euro Ligës në basketboll për meshkuj. Një sfidë interesante, emocionet e të cilit do të vijnë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e femrave mbërrin në Zagreb, të martën ndeshja me Kroacinë

Kombëtarja e femrave ka udhëtuar drejt Zagrebit për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, e vlefshme…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe ulje temperaturash. Veriu me reshje bore

Ditën e sotme (7 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

4 hours ago

Mashtrimet me vizat, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Kujdes nga agjencitë e rreme!

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e…

4 hours ago

Situata nga reshjet e dëborës-Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për të mbajtur hapur akset rrugore

Ministria e Mbrojtjes ka shpjeguar gjendjen e qarkullimit të mjeteve në akset rrugore në vend,…

4 hours ago

Presidenti Herzog dekoron kryeministrin Rama me Medalje Nderi për “miqësinë e pathyeshme me popullin hebre”

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i akordoi të dielën kryeministrit Edi Rama, Medaljen Presidenciale të Nderit, në…

4 hours ago

Vllaznia mundet nga Bylisi, vendos Da Silva

Bylisi jep shenja mbijetese, teksa vlen goli i Da Silvas në fillimin e pjesës së…

4 hours ago

This website uses cookies.