Viruset janë bërë më agresive pas pandemisë, sjellja në varësi të ndryshimeve gjenetike

Viruset jane bere me agresive

Viruset jane bere me agresive

Vërshimi I viruseve respiratore qe kanë përkeqësuar situatën epidemiologjikë jo vetëm në vendin tonë por edhe në shumë vende të tjera të botës shihet nga shume klinicistë si një gjendje shkak pasojë post pandemie. Sipas mjekëve ajo që po konstatohet është ndryshimi I papritur që kanë pësuar viruset duke ndryshuar sjellje dhe duke dalë jashtë parashikimeve nga simptomat që japin.

Ajo që po vëmë re në vitet pas shfaqjes së COVID është ndryshimi i strukturës gjenetike të shumë mikrobeve të cilët papritur janë bërë më agresivë se ç’kanë qenë më parë. Siç ishte rasti me “SEPS” nga streptokoku vitin e kaluar ose rasti i virusit RSV (virusi sinsicial respirator) që edhe ai këtë vit për këtë arsye është bërë më agresiv”, tha mjeku pediatër Edi Tushe.

Paralelisht me këto ndryshime të shpejta që po pësojnë viruset edhe mikrobet siç është ai që shkaktoi pneumoninë e bardhë te fëmijët së fundmi pësoi ndryshim në strukturën gjenetike duke ua aftësuar të japë komplikacione.

Është një lloj mikrobi që është I përhapur në natyre dhe e gjen për çdo vit te njerëzit. Quhet Mykoplazma Hominis për të cilën ka metoda diagnostike efikase. Në raste të veçanta mund të japë sëmundje të rënda siç është pneumonia. Por këtë mund ta bëjë çdo lloj mikrobi. Varet shumë nga kombinimi I faktorëve .Shenjat e zakonshme janë kolla e zgjatur dhe frymëmarrja vështirësohet dalëngadalë në varësi të mushkërisë së prekur nga mikrobi”, tha mjeku.

Aktualisht në vendin tonë po qarkullojnë një grup virusesh si GRIP, COVID, RSV, të cilat në disa raste edhe mbivendosen duke dhënë komplikacione të rënda. ISHP deklaron se piku pritet të vijë në fund të janarit dhe fillim i shkurtit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.