‘‘Visit Shkodra Trophy” 2024, pjesmarrësit vlerësojnë turneun në edicionin e parë të tij

Mbi 100 fëmijë futbollistë të vegjël, përfaqësues të ekipeve të Rajonit, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, së bashku me ekipet e Shqipërisë ku bëin pjesë edhe ato të Shkodrës konkuruan për dy ditë me radhë në edicionin e parë të Turneut  ‘‘Visit Shkodra Trophy’’, aktivitet i zhvilluar në fushën sportive  “Reshit Rusi”. Jetmir Podgorica, drejtues i Shkodra Sport Event, që ishte organizatori kryesor i aktivitetit, shprehet i kënaqur me mbarëvajtjen e tij.

Ekipi më i mirë në këtë turne ishte ai i Atletik Klub Shkodra me drejtues Elis Legata që fitoi tre kupat përkatëse me kategoritë, U9, 11 dhe 13.

Ish- futbollisti i njohur gjakovar, sot drejtues i Shkollës së futbollit “Topi i Artë” Gjakovë, komplimenton aktivitetin.

Sipas drejtuesit të Shkodra Sport Event, Jetmir Podgorica, turneu i radhës ndërkombëtar në Shkodër do të jetë ai për festat e nëntorit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.