Vit investimesh në Malësi të Madhe / Buxheti 1 miliard e 200 mln lekë, Marinaj: Do rrisim shërbimet
Pak ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe ka miratuar buxhetin që pritet t’i shërbejë nevojave të qytetarëve dhe projekteve të tjera të zhvillimit në zonë përgjatë vitit 2024. Kryebashkiaku Tonin Marinaj tregon në një intervistë për RTSH se buxheti për vitin 2024 në total është 1 miliard e 200 milion lekë, ku është parashikuar ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, në përmirësimin e shërbimeve në fushën e turizmit, ndërsa një fond i posaçëm është krijuar për skemat e minimizimit të mbeturinave.
Ndërkohë, kryebashkiaku Marinaj tha se dy Bashkitë, Malësi e Madhe dhe e Shkodrës janë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën për studimin e vijës së përbashkët liqenore, me synimin që të kthehet në një prej atraksioneve të shumta për shfrytëzimin e turizmit, që ofron ky qark.
Nisur dhe nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin, Malësia e Madhe ka tërhequr një numër të madh vizitorësh këtë vit, ndaj edhe ndërtimi i infrastrukturës me parametra optimale pritet që të nxisë sa më shumë banorë vendas që të investojnë.