Vitet kontributive para ’94, Manjani: Do njihen pa pengesa a shpenzime për përfituesit

Vitet kontributive para '94

Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden në dyert e gjykatave në përpjekjen për të vërtetuar e dokumentuar periudhat e tyre kontributive që nga mbarimi i shkollës e deri në vitin 1994.

Për të adresuar këtë problematikë, qeveria po shqyrton projektligjin për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, për efekt pensioni, në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Është konstatuar se shumë prej punonjësve nuk arrijnë të provojnë dhe të dokumentojnë të gjitha periudhat e vjetërsisë para vitit 1994. Duke qenë se në shumë raste kërkuesit nuk kanë pasur periudha kontributive pas vitit 1994, nuk plotësohej kushti minimal i periudhës së sigurimit, gjë që ka detyruar shumë qytetarë që t’i drejtohen gjykatave me kërkesë-padi,” raportoi zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani.

Proceset gjyqësore për dokumentimin e viteve të munguara zgjasin në kohë dhe kanë kosto për qytetarët dhe institucionet.

Miratimi i këtij projektligji do të mundësonte njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, pa shpenzime për përfituesit, por mbi të gjitha do të mundësonte përfitimin e një pensioni të paktën sa masa e pensionit social,” deklaroi zëvendësministrja në Komisionin e Ligjeve.

Sipas analizës financiare, kostoja e shtuar me miratimin e këtij projektligji llogaritet që të jetë 40 milionë lekë në vitin e parë të zbatimit.

Gjithashtu në vlerësim të kohës mesatare të gëzimit të pensionit prej 15 vitesh, kostoja për përfituesit nga ky ligj është rreth 60 milionë lekë.

Komisioni i Ligjeve e miratoi ligjin në parim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.