Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden në dyert e gjykatave në përpjekjen për të vërtetuar e dokumentuar periudhat e tyre kontributive që nga mbarimi i shkollës e deri në vitin 1994.
Për të adresuar këtë problematikë, qeveria po shqyrton projektligjin për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, për efekt pensioni, në sistemin e sigurimeve shoqërore.
“Është konstatuar se shumë prej punonjësve nuk arrijnë të provojnë dhe të dokumentojnë të gjitha periudhat e vjetërsisë para vitit 1994. Duke qenë se në shumë raste kërkuesit nuk kanë pasur periudha kontributive pas vitit 1994, nuk plotësohej kushti minimal i periudhës së sigurimit, gjë që ka detyruar shumë qytetarë që t’i drejtohen gjykatave me kërkesë-padi,” raportoi zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani.
Proceset gjyqësore për dokumentimin e viteve të munguara zgjasin në kohë dhe kanë kosto për qytetarët dhe institucionet.
“Miratimi i këtij projektligji do të mundësonte njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, pa shpenzime për përfituesit, por mbi të gjitha do të mundësonte përfitimin e një pensioni të paktën sa masa e pensionit social,” deklaroi zëvendësministrja në Komisionin e Ligjeve.
Sipas analizës financiare, kostoja e shtuar me miratimin e këtij projektligji llogaritet që të jetë 40 milionë lekë në vitin e parë të zbatimit.
Gjithashtu në vlerësim të kohës mesatare të gëzimit të pensionit prej 15 vitesh, kostoja për përfituesit nga ky ligj është rreth 60 milionë lekë.
Komisioni i Ligjeve e miratoi ligjin në parim.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.