Viti 2024 mbyllet me aktivitete të dimensioneve të ndryshme për librin

aktivitete të dimensioneve

Libri ka fuqinë të transformojë jetët tona” … është kjo motoja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, e jetësuar përgjatë aktiviteteve të ndryshme në shërbim të librit, shkrimtarëve dhe lexuesve.

Viti 2024 ka shënuar një numër të madh aktivitetesh, kur libri ka ardhur në dimensione të ndryshme.

Drejtoresha e Qendrës, Alda Bardhyli, në një intervistë për RTSH-në tregon rëndësinë e këtyre aktiviteteve, të cilat kanë për qëllim njohjen sa më të gjerë të letërsisë shqipe, por dhe asaj te huaj.

Dua të përmend festivalet e krijuara nga Qendra, po kështu ‘Varg Festival’, që nisi gati një vit më parë dhe këtë vit shënoi vitin e dytë. Arritje e mirë që patëm këtë vit ishte ta çonim librin nëpër hapësira ku ka nevojë më shumë për komunikim, siç janë qytetet,” tregon znj. Bardhyli.

Viti 2025 për drejtoreshën Bardhyli do të jetë i pasur dhe i larmishëm me aktivitete.

Me rëndësi do të jenë panairet e librave, ku letërsia shqipe do të jetë pjesëmarrëse.

Përveç panairit të nëntorit, që është Panairi i Librit në Shqipëri, sigurisht Panairi i Librit në Kosovë është i rëndësishëm, Panairi i Librit në Ulqin. Pjesëmarrja në panairet ndërkombëtare është shumë e rëndësishme. Në Panairin e Librit në Lajpcig edhe këtë vit kemi konfirmuar pjesëmarrjen me një temë të kohës së sotme – fjalët lëvizin botën – dhe Shqipëria do të marrë pjesë në këtë panair me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit pikërisht me moton ‘fjalë, fjalë, fjalë’,” deklaron znj. Bardhyli.

Misioni i Qendrës së Librit synon përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues të letrave shqipe në tregun europian dhe atë botëror.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.