Viti 2024, vit i investimeve / Ndreu: Do zbatohet projekti i kanalizimeve dhe do ndërtohen disa ujësjellësa

viti 2024 f
Lezhën e presin një sërë investimesh të rëndësishme përgjatë vitit 2024. Konfirmimi ka ardhur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, sipas të cilit brenda muajit mars do të nisë zbatimi i projektit për kanalizimet e ujerave të zeza, disiplinimin e ujërave të shiut, ujësjellësi i lagjes “Nënë Tereza”, Shëngjinit dhe Gocaj-Kakarriq.
Vitin e ardhshëm do të zhbllokohen dhe lejet e ndërtimit dhe taksa e infrasktrukturës që do përfitohet prej tyre do të ndikojë pozitivisht në rritjen të ardhurave, thotë Kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
Qeveria shqiptare pritet të financojë dhe projektin e rrugës Milot-Ballren, bay pas-in e Shëngjinit si dhe rrugën Rrilë-Hodrovor-Tale, investime mjaft të rëndëishme për sektorin e turizmin në Bashkinë Lezhë , i cili po njeh gjithnjë e më shumë zhvillim gjatë viteve të fundit.