Categories: AktualitetLajme

Viti i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Plan i ri veprimi për ruajtjen e gjuhës me Akademinë e Shkencave

Ministria e Arsimit dhe Sporteve po përgatit një plan veprimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Vitin e Gjuhës, me fokus ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, duke nisur nga mësuesit dhe nxënësit e gjithë sistemit tonë arsimor.

Këtë e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim të zhvilluar në Akademinë e Shkencave me studiues të gjuhës shqipe të Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe anëtarë të Komisionit të përhershëm të gjuhësisë dhe letërsisë pranë Akademisë së Shkencave.

Në këtë vit do të intensifikojmë përpjekjet tona për të ruajtur, mbrojtur, dhe promovuar gjuhën shqipe, jo vetëm në Shqipëri por edhe në mbarë botën, me një theks të veçantë në kontributin e vlerësuar të diasporës shqiptare. Ministria është e përkushtuar në intensifikimin e përpjekjeve në drejtim të fuqizimit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, duke filluar që nga parashkollorët deri tek nivelit universitar. Në këtë kuadër, ne kërkojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të Akademisë së Shkencave  me institucionet arsimore,  duke angazhuar studiuesit e gjuhës shqipe për të kontribuar në këtë mision të përbashkët. Duhet një plan i ri veprimi, që synon jo vetëm të rrisë njohuritë dhe fjalorin e përdoruesve të gjuhës shqipe, por edhe të fuqizojë rolin e mësuesisë në këtë drejtim”, tha ndër të tjera në bisedën me akademikët e gjuhës, Ministrja Ogerta Manastirliu.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tha se të gjithë së bashku duhet ta shfrytëzojmë këtë vit për të rimarrë të gjitha problemet që lidhen me gjuhën dhe për të vendosur pastaj një bashkëpunim sa më të mirë institucional, midis katër komponentëve: Instituteve, Akademisë, Shkollave të larta dhe Ministrisë për të garantuar që gjuha shqipe të jetë në standardet më të larta.

Në fund të takimit Ministrja e Arsimit dh Sportit, Ogerta Manastirliu ftoi akademikët të bëhen pjesë dhe të kontribuojnë në nismat që tashmë ka marrë MAS si Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe në shkolla, Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të mësuesve, si dhe në modernizimin e kornizës kurrikulare dhe rivlerësimin e programeve ekzistuese.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…

3 hours ago

KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…

3 hours ago

Shkodra në “Junior Eurovision” – Bashkia marrëveshje me RTSH: Kënga fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Eurosong

Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…

3 hours ago

181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…

3 hours ago

Zgjedhje 2025 në Shkodër – Të drejtë vote 261 579 qytetarë, të regjistruar nga Diaspora 17480 vetë

Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…

4 hours ago

Tërheqja e materialeve zgjedhore – ZAZ 2 nis e para shpërndarjen e bazës materiale

Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…

4 hours ago