Viti i pyjeve, ambientalistët: Situata me pyjet po njeh përmirësim

Viti 2024 është shpallur nga qeveria si “Viti i Pyjeve”, ku në fokus do të jetë jo vetëm mbrojtja, por edhe mbarështimi i pyjeve të reja.
Shkodra rrethohet nga një kunorë pyjesh, por ndër vite këto zona kanë rënë pre e demtive. Ambientalisti Midush Shabaj thotë se, megjithëse po punohet për shtimin e sipërfaqeve sërish situata nuk është nga më të mirat.
Shabaj thotë se kujdesi ndaj zonave të pyllëzuara ndikon edhe në shtimin e turizmit.
Pyjet në Shqipëri kanë pësuar dëmtime të shumta gjatë 3 dekadave të fundit. Hapja e rrugëve në ekonomitë pyjore, aktiviteti i guroreve, minierave e hidrocentraleve, si dhe zjarrvëniet kanë sjellë pasoja të parikuperueshme.