Viti i Pyjeve/ Bashkia mbjell pemë në rrugën e Shirokës

Bashkia Shkodër ka nisur prej pak ditësh një fushatë për mbjelljen e fidanëve të rinj në rrugën e Shirokës, një nga zonat e cilësuara si mushkëri për qytetin.
Ky aksion është pjesë e planit që bashkia ka për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta në Shkodër .
Qytetarët vlerësojnë këtë nisëm por kërkojnë që të ndërhyet edhe për largimin e shkurreve që kanë zënë bregun e liqenit. Gjatë vitit 2024, i shpallur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si “Viti i Pyjeve” është parashikuar një program që përfshin pyllëzime, plane menaxhimi dhe mbarështimi të ekonomive pyjore nga ana e bashkive, por edhe aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukuese si dhe aktivitete me rastin e ditëve mjedisore të pasqyruara në Kalendarin Kombëtar të Aktivteteve për Vitin e Pyjeve.