Viti i Pyjeve, pasuri me dëme të shumta/ Zef Imeraj: Fondet e pamjaftueshme që situata në pyje të ndryshojë

Pyjet në Shqipëri e kryesisht në Qarkun e Lezhës, kanë pësuar dëmtime të shumta gjatë 3 dekadave të fundit.Hapja e rrugëve në ekonomitë pyjore, aktiviteti i guroreve, minierave e hidrocentraleve si dhe zjarrvëniet kanë sjellë pasoja të parikuperueshme.Shqetësimi është ngritur nga Eksperti i Pyjeve Zef Imeraj, i cili është skeptik se situata mund të ndryshojë, pasi fondet e alokuara për 2024 i cili është përcaktuar si viti i pyjeve janë të pamjaftueshme. Eksperti Imeraj bën thirrje për ngritjen e strukturave për relizimin e planeve të menaxhimit të pyjeve, kullotave dhe bimëve mjekësore, pasi sipas tij janë pasuri të jashtëzakonshme kombëtare.Sipas të dhënave zyrtare siperfaqja e pyjeve, kullotave, bimësve mjekësore dhe ujërave të brendshme në Shqipëri përbëhet nga rreth 2 milion e 800 hektarë dhe përgjatë këtij viti pritet të realizohen një sërë projektesh për rivitalizimin e kësaj pasurie kombëtare.