Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka uruar studentët dhe pedagogët për vitin e ri akademik 2023-2024.
Me anë të një video-mesazhi në rrjetin social Facebook, Manastirliu u drejtoi një mesazh të gjithë studentëve që ulen sot në auditor, duke i uruar suksese në rrugëtimin për një të nesërme më të ndritur.
“Sot nis një kapitull i ri në jetën e mbi 121 mijë studentëve, që ulen për herë të parë në auditore dhe që vijojnë studimet në universitet tona. Përkushtohuni me energji e kuriozitet, jepni më të mirën nga vetja, për të patur një të nesërme të ndritur, siç ne të gjithë, si prindër, si pedagogë, dëshirojmë për ju!
Një vit që jam e bindur që do të jetë i mbushur me kaq shumë shpresa dhe ëndrra, dëshirë për të thelluar njohuritë dhe dijen në programet e studimit që ju keni zgjedhur dhe po studioni.
Prej mbi 20 mijë prej studentëve, ky është viti i parë.
Kalimi nga gjimnazi në universitet, shoqërohet më kaq shumë ndryshime, nis një etapë e re e jetës. Kaq shumë për të mësuar dhe eksploruar së bashku me pedagogët tuaj.
Duhet kujtuar gjithmonë se dija është çelësi që i bën ëndrrat tuaja realitet ndaj ky vit është fillim i ri, një rrugëtim i ri me mundësi të pafundme që nis për ju pikërisht nga sot.
Suksese të gjithëve!”, tha Manastirliu.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.