Viti i Ri hebre/ Rama: Shqipëria ka qenë një fener shprese dhe strehimi, respekt i ndërsjelltë
Kryeministri Edi Rama ka shprehur urimet për Vitin e Ri, komunitetit hebre në Shqipëri, Izrael dhe në mbarë botën.
Përmes një postimi në X, Kryeministri teksa vlerëson lidhjen midis popullit hebre dhe atij shqiptar, thekson se Shqipëria ka qenë një fener shprese dhe strehimi për komunitetin hebre.
“Ndërsa dielli ka perënduar dhe ka nisur Vitin e Ri hebre, unë i shpreh urimet e mia më të ngrohta komunitetit hebre në Shqipëri, Izrael dhe në mbarë botën.
Rosh Hashanah është një kohë reflektimi, ripërtëritjeje dhe shprese, dhe ndërsa jemi në pragun e një viti të ri, le të vlerësojmë lidhjen e rrënjosur thellë midis popullit hebre dhe atij shqiptar.
Historia jonë e përbashkët është një dëshmi e shpirtit të qëndrueshëm të unitetit dhe respektit të ndërsjellë. Gjatë gjithë kohërave më të errëta, Shqipëria ka qenë një fener shprese dhe strehimi për komunitetin hebre.
Angazhimi i kombit tonë për të mbrojtur jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit është një kujtesë prekëse e vlerave tona të përbashkëta dhe fuqisë së lidhjes sonë.
Vitet e fundit kam pasur privilegjin të kontribuoj në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Bashkëpunimi ynë në sektorë të ndryshëm, nga tregtia në kulturë, ka pasuruar të dy kombet tona dhe ka hapur rrugën për një të ardhme më të ndritur. Jam krenar për hapat që kemi bërë së bashku dhe jam i përkushtuar për të thelluar më tej partneritetin tonë.
Ndërsa mblidheni me njerëzit e dashur për të festuar Rosh Hashanah, qofshi të gdhendur dhe vulosur për një vit të mbarë.
Le të vazhdojmë të ushqejmë lidhjen e veçantë midis popujve tanë dhe të punojmë drejt një bote të mbushur me paqe, prosperitet dhe mirëkuptim”, shkruan Rama.