Viti i Ri në RTSH Shkodra me “Parodistët e Vlorës” – RTSH Shkodra ka nisur përgatitjet për programacionin e ndërrimit të viteve

viti i ri jeto parodistet

Humori shqiptar nuk mund të kuptohet pa “Parodistët e Vlorës”.

Ata janë pjesë e qenësishme e tij. Dy mjeshtrat e këtij zhanri,  Afrim Agalliu dhe Agron Hamo ishin së fundmi në mjediset e RTSH Shkodra, ku u takuan me drejtorin Jetmir Shpuza.

 E gjitha ka të bëjë me ndërtimin e programacionit për ndërrimin e viteve.

Dy aktorët e ndiejnë veten shumë mirë sa herë vijnë në Shkodër,  por e njëjta vlen të thuhet edhe për spektatorët shkodranë që i mirëpresin përherë ata.

Ndërrimi i viteve do të shoqërohet me një programacion të larmishëm në RTSH Shkodra, ku një vend të rëndësishëm do të zërë humori.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.