Viti i ri shkollor/ Kushi: Himni kombëtar do të vijojë të këndohet çdo të hënë
Ministrja në detyrë, Evis Kushi ka shpërndarë videot e nxënësve në ditën e parë të shkollës që ka nisur ditën e sotme.
Kushi shkruan se himni i flamurit do të këndohet çdo të hënë në të gjitha shkollat e vendit.
“Me himnin e flamurit, që këndohet sot nga të gjithë nxënësit në mbarë vendin, për të çelur siparin e vitit të ri shkollor, e që do të vijojë të këndohet çdo të hënë në të gjitha shkollat tona, ju uroj suksese e vit të mbarë”, shkruan Kushi.
Urimit iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama.
“Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë,” njoftoi kryeministri Rama në Facebook.