Viti i ri shkollor në Vau Dejës M.Madhe/ Përfaqësuesit e arsimit dhe pushtetit vendor urojnë nxënësit
Shkolla e mesme e bashkuar “Mons. Luçiano Avgostini’ ka hapur dyert në ketë vit të ri shkollor. Drejtori i shkollës Eduart Paloka tha se në këtë vit synohet që të ketë rezultate më të larta, ndërsa nxënësit dhe prindërit u përshëndetën edhe nga Zëvendës Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Gjovalin Zefi si dhe përfaqësues i Drejtorisë rajonale të Arsimit Lezhë. Shkolla “Mons. Luçiano Avgostini’ në Vu Dejës ka 300 nxënës ndërsa këtë vit shkollor ka patur disa investime, po ashtu rikonstruksion është bërë edhe në kopështin ngjitur me shkollën.
Këtë të hënë kanë çelur dyert edhe shkollat e sistemit parauniversitar në Bashkinë Malësi e madhe. Kryebashkiaku Tonin Marinaj zgjodhi te urojë nxënësit nga Gruemira. Shkolla e Gruemirës këtë vit ka njohur disa investime kryesisht në fasada, dritare dhe ngrohje me kaldajë.