Viti i ri shkollor-Nis shpërndarja e librave shkollor falas, Rama: Përfitojnë mbi 238 mijë nxënës

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, ka filluar edhe shpërndarja e librave falas për 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe të mesëm.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se kjo ndihmë shkon drejtpërdrejtë si mbështetje për familjet në prag të vitit të ri shkollor.
“Mirëmëngjesi dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.