Viti i ri shkollor, vijon shpërndarja e librave falas. Rama: Mbështetje për familjet falë financimit të qeverisë
Ndërsa na ndajnë edhe tre ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, vijon shpërndarja e librave falas për të gjithë ata nxënës të cilët ende nuk janë pajisur me tekstet.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se falë financimit të qeverisë, familjet po marrin një mbështetje direkte për pajisjen e fëmijëve të tyre me libra shkollor falas.
“Mirëmëngjesi dhe me mirënjohjen e prindërve dhe gëzimin e fëmijëve që këto ditë të fundit para fillimit të vitit të ri shkollor po marrin librat falas, falë financimit të qeverisë me një mbështetje direkte për familjet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.