Vitore Nino, “halla” e të gjithë shkodranëve – Aktore e rrallë karakteresh në skenë dhe në ekran
![vitore nino f](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/vitore-nino-f.jpg?fit=1024%2C602&ssl=1)
Vitore Nino, artistja e merituar shkodrane, një ndër aktoret e para të teatrit Migjeni.
Dashuria e madhe e saj ishte teatri ku luajti mbi 70 role. Aktorët shkodranë sot, në 101 vjetorin e saj të lindjes e kujtojnë atë si një nga aktoret më të shkëlqyera të teatrit Migjeni.
Të shumta kanë qenë rolet e saj si në teatër ashtu dhe në kinematografinë shqiptare mbi 20 filma, ku e skalitur në mendjen e të gjithëve ka mbetur me rolin e saj më të spikatur si halla e fanatikut.
Vitore Nino, kjo aktore kaq brilante, u nda nga jeta me 14 mars të vitit 2007.
Për meritat e saj të larta u vlerësua me titullin “Artiste e Merituar” dhe më pas “Mjeshtre e Madhe”.
Ajo do të mbetet për ne jo vetëm “halla e fanatikut”, por edhe të gjithë shkodranëve.