Vizita dhe ekzaminime falas/ Tamara, stacioni i rradhës për “Sigal Uniqa Vital Truck”
Pas një sërë turesh në mbarë Shqipërinë, Klinika Lëvizëse “Sigal Uniqa Vital Truck”, nismë e grupit më të madh të sigurimeve “Sigal Uniqa”, do të stacionohet më 29 dhe 30 shtator në Tamarë, në rrethin e Malësisë së Madhe, si një mundësi e artë dhe që duhet shfrytëzuar nga banorët e kësaj zone.
Nën moton “Më mirë të parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë”, Klinika dhe mjekët e saj specialistë do të kryejnë vizita dhe kontrolle mjekësore pa pagesë për këdo që dëshiron të dijë gjëndjen e tij shëndetësore, pa patur nevojë të lerë takim paraprakisht.
Por çfarë shërbimesh ofron “Sigal Uniqa Vital Truck”?
– vizitë dhe konsultë me mjekun e përgjithshëm,
– vizitë dhe konsultë me mjek specialist pneumolog
– Vlerësim dhe ekzaminim i gjëndjes së përgjithshme: BMI-peshë-gjatësi,
– Matje e nivelit të sheqerit në gjak,
– Matje e oksigjenit në gjak
– Vizitë e syve dhe veshit për probleme akute/infeksione, etj.,
– Elektrokardiograma e zemrës, matje e tensionit dhe e frekuencës së zemrës
– Echo abdominale,
– Matje e kapacitetit vital të mushkërive, spirometry Etj.
Themeluesi dhe Drejtor I Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari shprehet se kompania që ai drejton nuk synon vetëm ofrimin e produkteve më të mira për sigurimin e shëndetit si “Teleshëndet”, “Jetë Plus” apo “Sigurimi anti Tumor”, por edhe nxitjen e edukimin e qytetarëve për më shumë vëmendje ndaj shëndetit.
Kjo mundësi nuk duhet humbur ndaj, z. Ponari, fton qytetarët e Tamarës dhe zonave përreth ta shfrytëzojnë këtë vizitë të “SIGAL UNIQA Vital Truck”.
Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon fton banorët e njësisë administrative të Kelmendit të përfitojnë nga kjo vizitë e klinikës lëvizëse për të parë gjendjen e tyre shëndetësore por edhe për t’iu bashkuar familjes mbi 1.2 milion anëtarëse të Grupit “SIGAL UNIQA”. Prej vitit 2015, kur edhe u ndërtua, “SIGAL UNIQA Vital Truck” ka bërë mbi 4500 km, duke u ndalur në mbi 200 vendqëndrime, ndërsa në vazhdim do të jetë edhe në zona të tjera të vendit.