Categories: AktualitetLajme

Vizita e Blinken në Tiranë, policia plan masash. Bllokohet qarkullimi në disa akse, rrugët alternative për Rinas

Policia e Shtetit ka vendosur një plan masash për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë. Blinken do të qëndrojë në Tiranë për disa orë më 15 shkurt, ndërsa policia njofton akset të cilat do të jenë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve dhe jep rrugët alternative për qytetarët.

Konktretisht masat fillojnë që sot pasdite ku do të ndalohet parkimi i mjeteve duke filluar nga ora 19:30 e 14 shkurtit deri në orën 20.00 të datës 15 shkurt në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.

Nga data 15 shkurt në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00 do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:

  1. Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
  2. Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
  3. Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
  4. Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
  5. Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

 Gjithashtu policia ka vendosur rrugët alternative për qytetartë që do të lëvizin drejt Rinasit.

“Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njëjtin itinerar. Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve përkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

41 minutes ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

45 minutes ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

46 minutes ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

14 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

14 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

14 hours ago

This website uses cookies.