Vizita e Blinkenit në Tiranë në vemendje të mediave ndërkombëtare
Vizita e sekretarit amerikan të shtetit Entoni Blinken në Tiranë ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare. “Entoni Blinken ( Antony Blinken) viziton Shqipërinë për të rikonfirmuar marrëdhëniet me një partner kyç në Ballkan dhe me një aleat në mbështetjen e luftës së Ukrainës ndaj pushtimit rus”, shkruan agjencia e lajmeve Asosiejtid Pres ( Associated Press ) në artikullin e saj, që është publikuar nga shumë media të huaja.
“Sekretari i shtetit Entoni Blinken ka mbërritur në Tiranë për të përforcuar rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në politikën e jashtme amerikane në një kohë Ballkani po përballet me kohët më të trazuara të dekadave të fundit, për shkak të ndërhyrjes së presidentit rus Vladimir putin, shkruan Foks Njuz ( Fox News ).
“SHBA vlerëson lidershipin e Shqipërisë në rajon si dhe rolin e saj si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së”,
shkruan EjBiSi Njuz ( ABC News ) në artikullin e saj, ku gjithashtu raporton se këtë muaj në Shqipëri mbahet një samit ndërkombëtar për Ukrainën, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ( Volodimir Zelenskyi ).