Vizita e Cameron në Prishtinë, Kearns: Është koha që ne të gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën

Kearns

Kearns

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e saj në “X” në lidhje me vizitën e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron në Kosovë.

Kearns ka shprehur kënaqësinë në lidhje me vizitën e Cameron në Kosovë. Ajo shtoi se Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit.

“Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë. Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit. Është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit” shkruan Kearns.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.