Lajme

Vizita e Erdoganit, masa të rrepta sigurie. Bllokohen disa segmente rrugore

Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, policia e Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e vizitës së kreut të shtetit turk.

Masat nisin që nga siguria në aeroportin e Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.   

Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e vizitës të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili do të zhvillojë takimet në datën 10 tetor 2024 në kryeqytetin shqiptar.

Për këtë arsye, Policia e Shtetit shpjegon se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës së Erdoganit në Tiranë.

“Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar’’, thuhet në njoftimin e Policisë.  

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Begaj takon zv. sekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit ‘Konrad Adenauer’: Anëtarësimi në BE prioritet strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti të mërkurën në një takim zëvendësekretarin e Përgjithshëm të…

4 hours ago

FOTOT/ Kroaci, Samiti “Ukraina-Evropa Juglindore” Rama takon Zelenskin dhe krerë të shteteve pjesëmarrëse

Kryeministri Edi Rama ndodhet të mërkurën në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në…

4 hours ago

Situata nga reshjet u menaxhua me sukses – Në terren strukturat  e Bashkisë, zjarrëfikësve dhe policisë

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci , ka informuar nëpërmjet rrjeteve sociale angazhimin maksimal të…

4 hours ago

Fitoi Olimpiadën e Parë për AI, Avdolli: Duhen më shumë investime në praktikë

Blendi Avdolli ka bërë Shqipërinë krenare duke fituar një medalje ari në Olimpiadën e Parë…

7 hours ago

Tensionet në Kuvend, PS thirrje demokratëve: Rikthehuni në rrugën e arsyes! Bardhi: S’ka dialog me dhunuesit

Partia Socialiste i bëri thirrje të mërkurën demokratëve që t'i kthehen "rrugës së arsyes e…

7 hours ago

Ambjente të reja terapeutike dhe sportive – Emina Çunmulaj kontribut për shkollën speciale “3 Dhjetori” në Shkodër

Shkolla speciale “3 Dhjetori” e mirëpriti vite më parë kur Megi donte të mbaronte praktikën…

8 hours ago

This website uses cookies.