“Vizita” e Iodice në Evropë – Drama e regjisorit Iodice do të nisë turin ndërkombëtar nga Italia
Pas suksesit të fundit të dramës “Vizita” të regjisorit Iodice, si fituese e çmimit të medias në Festivalin “MESS” në Bosnje-Hercegovinë, viti 2025 do të çelë një kapitull të ri.
Të dielën e 12 janarit, kjo shfaqje do t’i prezantohet publikut italian të Lecce-s, që përbën stacionin e parë të rrugëtimit evropian.
Aktorja dhe ish-drejtuesja e Teatrit “Migjeni” “zbulon” se drama do të vijojë të jetë pjesë e konkurimit në festivalet teatrore.
Drama “Vizita” rezulton të jetë po ashtu shfaqja më jetëgjatë e viteve të fundit në Teatrin “Migjeni”.