Vizita e Makron në Tiranë/ Rama: Historike, i hapi rrugën afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në

f5fff6aa7b98459a80ba1fb082344c19
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video që përmbledh momente nga vizita e presidenti francez Emanuel Makron në Tiranë, të cilën e konsideron si historike.
Kreu i ekzekutivit deklaron se vizita e Makron në Shqipëri është e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes të dy vendeve, vizitë e cila i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë, si edhe një bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.