Vizita e Ramës në Shkodër/Reagon Bardh Spahia:U prezantuan projekte të nisura vite më parë

spahia
Ish- kryetari i Bashkisë, Bardh Spahia, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe Asamblesë së PS-së, ku u diskutua rreth investimeve dhe projekteve që po realizohen në këtë qytet. Spahia theksoi se Rama nuk dha asnjë përgjigje për fushatën elektorale, të cilën e cilësoi si ” masakër zgjedhore”, ndërkohë që shumica e projekteve aktuale kanë nisur vite më parë. Në vijim të deklaratës së tij , ish-kryebashkiaku Spahia u shpreh se përgjigjia për Ramën do të jetë e shpejtë, me revoltë popullore, me mosbindje civile, që tashmë ka filluar në parlament.