Vizita e Zelenskyt në Shqipëri, Ambasadori i Ukrainës: I befasuar me mikpritjen, pati jehonë të gjerë në Ukrainë
Ambasador i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka folur në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH rreth vizitës së Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shqipëri më 28 shkurt.
Shkurov e vlerësoi Samitin, teksa tha se ai tregoi rolin në rritje të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën.
Ai theksoi se Zelensky u largua i kënaqur nga vizita dhe i befasuar nga mikpritja shqiptare, teksa theksoi se takimi me Ramën pati jehonë të gjerë edhe në Ukrainë.
“Ka qenë një vizitë shumë e rëndësishme, vizita e parë e këtij niveli dhe jemi shumë mirënjohës për iniciativën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe mund të themi se si Presidenti i Ukrainës këtu, edhe kryeministri i Shqipërisë është shumë i njohur në Ukrainë. Ky samit ka treguar rolin në rritje të vendeve të rajonit të Ballkanit perëndimor. Sigurisht tregoi edhe mbështetjen e rajonit dhe vazhdimin e kësaj mbështetje. Samiti ka treguar edhe pozicionin tonë të përbashkët për respektimin e të drejtave ndërkombëtare dhe kufijve të njohu ndërkombëtarisht.
Deklaratat e përbashkët ka shprehur edhe aspiratat tona të përbashkëta, ka dënuar agresionin dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në zbatimin e formulës së paqes së Ukrainës. Ka dënuar edhe zgjedhjet që duhet të bëjë Rusia në territoret e okupuara të Ukrainës. U zhvillua edhe takimi bilateral mes Ramës dhe Zelenskyt. Presidenti i Ukrainës, duke u largua nga Shqipëria ishte i kënaqur me vizitën, duke kuptuar edhe mikpritjen e popullit shqiptar. Kur vjen një delegacion dhe arrin të bëjë të gjitha gjërat e planifikuara në agjendë, kjo meriton vlerësim dhe kjo vizitë ka patur jehonë të gjerë në Ukrainë”, u shpreh Shkurov.