Categories: AktualitetLajme

Vizita e Zelenskyt në Shqipëri, Ambasadori i Ukrainës: I befasuar me mikpritjen, pati jehonë të gjerë në Ukrainë

Ambasador i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka folur në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH rreth vizitës së Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shqipëri më 28 shkurt.

Shkurov e vlerësoi Samitin, teksa tha se ai tregoi rolin në rritje të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën.

Ai theksoi se Zelensky u largua i kënaqur nga vizita dhe i befasuar nga mikpritja shqiptare, teksa theksoi se takimi me Ramën pati jehonë të gjerë edhe në Ukrainë.

Ka qenë një vizitë shumë e rëndësishme, vizita e parë e këtij niveli dhe jemi shumë mirënjohës për iniciativën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe mund të themi se si Presidenti i Ukrainës këtu, edhe kryeministri i Shqipërisë është shumë i njohur në Ukrainë. Ky samit ka treguar rolin në rritje të vendeve të rajonit të Ballkanit perëndimor. Sigurisht tregoi edhe mbështetjen e rajonit dhe vazhdimin e kësaj mbështetje. Samiti ka treguar edhe pozicionin tonë të përbashkët për respektimin e të drejtave ndërkombëtare dhe kufijve të njohu ndërkombëtarisht.

Deklaratat e përbashkët ka shprehur edhe aspiratat tona të përbashkëta, ka dënuar agresionin dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në zbatimin e formulës së paqes së Ukrainës. Ka dënuar edhe zgjedhjet që duhet të bëjë Rusia në territoret e okupuara të Ukrainës. U zhvillua edhe takimi bilateral mes Ramës dhe Zelenskyt. Presidenti i Ukrainës, duke u largua nga Shqipëria ishte i kënaqur me vizitën, duke kuptuar edhe mikpritjen e popullit shqiptar. Kur vjen një delegacion dhe arrin të bëjë të gjitha gjërat e planifikuara në agjendë, kjo meriton vlerësim dhe kjo vizitë ka patur jehonë të gjerë në Ukrainë”, u shpreh Shkurov.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

10 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

10 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

10 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

12 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

12 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

13 hours ago

This website uses cookies.