Vizita në Kalabri- Presidenti Begaj takon ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua të enjten në Kalabri me Zëvendës Kryetarim e Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.
Gjatë takimit Presidenti Begaj ritheksoi se Italia mbetet partneri i pazëvendësueshëm strategjik për vendin tonë, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve tona politike, ekonomike e social kulturore.
Presidenti e falënderoi Zv kryeministrin e Italisë për mbështetjen që Italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan, si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.
Presidenti e siguroi zvkryeministrin Tajani për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe me tej bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale.
