Vizita në Tiranë, Kameron: Kur Ballkani është keq, Europa është keq. Shqipëria ka bërë përparime mbreslënëse

Britania e Madhe kërkon të jetë më e pranishme në rajonin e Ballkanit përmes investime dhe partneriteteve më të forta. Ky ishte mesazhi që Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, David Kameron (Cameron) dha nga vizat e tij e parë, por e shkurtër në Tiranë.

Kameron vlerësoi të gjitha zhvillimet që ka bërë Shqipëria në reformat me rëndësi për shtetin e së drejtës, për zhvillimi ekonomik, rritjen dhe forcimin e partneriteteve për siguri në NATO si dhe zhvillimin turistik që po përjeton vendi. Të gjitha këto, për Kameron, do të krijojë kushte të përshtatshme për qytetarët në të mos i drejtohen emigrimit të paligjshëm.

“Kur Ballkani Perëndimor është keq, edhe Europa është keq”,  tha Kamerun, i cili është një nga mbështetësit kryesor të integrimit të rajonit në BE.

Lidhur me partneritetin për emigrantët e paligjshëm, Kameron e vlerësoi tepër të rëndësishëm dhe me rezultate pozitive, ku “shtetet e tjera duhet ta merrnin shembull”.

Në fund Kameron foli edhe për projektet dhe investimet që Britania e Madhe do të bëjë në rajon, në zhvillim të ekonomisë së tij.

“Është një kënaqësi e veçantë që jam këtu sot. Një nga arsyet që doja të vija është që të festonim suksesin tuaj, pasi Shqipëria është me të vërtëtë një histori suksesi në aspektin ekonomik dhe keni bërë një punë të shkëlqyer në Këshillin e Sigurimit. Keni dhënë një drejtim kaq të qartë se ku dëshironi të arrijë dhe ku duhet të jetë Shqipqria në sferën e NATO-s dhe BE. Britania do jetë një nga partneret më të frytshme, eksportet janë rritur me 20% , kemi projektin e hekurudhave nga Prishtina në Durrës që do jetë shumë e rëndësishme për të gjithë rajonit. Kemi një marrëdhënie pozitive edhe në fushën e mbrojtjes dhe partneritetin në NATO. Pra një partneritete edhe sa i përket luftës së krimit të organizuar dhe po ndihmojnë edhe modernizimin e gjyqësorit tuaj ndërkohë që ju vazhdoni reformat. Partneriteti me emigracionin ka rezultate pozitive dhe duhet të jetë shembull për të tjerët.”, tha Kameron.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.