Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të martë (20 shkurt) një vizitë zyrtare në Turqi, ku do të pritet nga presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).
Në fokus të takimit do të jenë edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve bashkëpunimi që nga turizmi, menaxhimi i zonave të mbrojtura, marrëveshjet ushtarake dhe bashkëpunimi mes dy radiotelevizioneve, asaj shqiptare dhe turke.
Në agjendën e zbardhur kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me presidenti Erdoan dhe më pas do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit nga ministritë përkatëse, që kontribuojnë në forcimin e raporteve të Shqipërisë me Turqinë. Në fund Rama dhe Erdoan do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Shqipëria është në mesin e vendeve që gëzojnë lidhje të mira me Turqinë, ndërsa në aspektin ekonomik, rreth 300 kompani turke kanë kryer investime që arrijnë deri në 3 miliardë dollarë sipas Ministrisë së Jashtme turke.
Agjenda e vizitës zyrtare:
Ceremonia zyrtare e pritjes së Kryeministrit dhe delegacionit shqiptar nga Rexhep Tajip Erdoan, Presidenti i Republikës së Turqisë
Takim bilateral me Rexhep Tajip Erdoan, President i Republikës së Turqisë
– Paralelisht zhvillohen takime bilaterale të Ministrave sipas portofoleve.
Mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë
– Fjalë e z. Rexhep Tajip Erdoan, President i Republikës së Turqisë
– Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
– Fjalë e ministrave të dy delegacioneve
– Përfundimet e mbledhjes nga Kryeministri Rama
– Përfundimet e mbledhjes nga Presidenti Erdogan
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve
– Nënshkruesi: znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
– Nënshkruesi. z. Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
– Nënshkruesi: z. Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes
– Nënshkruesi: z. Alteo Hysi, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim
– Nënshkruesi: z. Alfred Peza, Drejtor i Radiotelevizionit Shqiptar
Deklarate e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Erdoan
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.