Vizitë në merkaton e qytetit, Kryeministri Rama ka parë edhe gjendjen aktuale të konvikteve
Paraditen e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci, kanë zhvilluar inspektime në disa zona të qytetit të Shkodrës. Fillimisht, ai ka parë nga afër mjediset e konvikteve të shkollës “Prenkë Jakova”, ku është njohur me gjendjen aktuale dhe nevojat për ndërhyrje.
Në vazhdim, ata kanë inspektuar merkaton e qytetit, duke kaluar mes përmes saj. Kryebashkiaku Beci e ka njohur kryeministrin me projektin që synon transformimin e realitetit aktual, duke nënvizuar se kjo zonë njihet në Shkodër si zonë tregtare.
Edhe paraditen e sotme, kryeministri i vendit ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me qytetarët, të cilët kanë dhënë përshtypjet e tyre për punët që po realizohen në bashkinë e tyre muajt e fundit.
.