Vizitorë të shumtë në fundjavë/ Vija bregdetare e Shengjinit dominohet nga shqiptarët e Kosovës
Këto ishin pamjet e Shëngjinit këtë fundjavë.Moti me diell dhe temperatura të larta për periudhën që jemi, tërhoqi vizitorë të shumtë drejt bregdetit. Shëtitorja e plazhit dhe vija bregdetare ishin të populluara me qytetarë, ku dominonin shqiptarët e Kosovës të cilët vijojnë të jenë besnikë ndaj Shëngjinit.Favorizuar nga kushtet atmosferike, vizitorët shprehen se kanë ardhur për të kaluar fundjavën në bregdetin e Shëngjinit, ndërsa thonë se janë frekuentues të rregullt, pasi kjo zonë turistike i përmbush në maksimum pritshmëritë e tyre.Fluksit të vizitorëve gjatë fundjavave me diell në Shëngjin, po i përgjigjet me shërbime dhe pushteti vendor e biznesi vendas, ku pastrimi i territorit krysisht në zonat më të frekuentuara është i vazhdueshëm.