Vizitorët preferojnë zonat e mbrojtura, Macaj: Lumi i Shalës ka një frekuentim të lartë turistësh
Ecuria e mirë e turizmit në Qarkun e Shkodrës pasqyrohet edhe në zonat e mbrojtura, të cilat vazhdojnë të mbajnë një peshë të rëndësishme në raport me llojet e ndryshme të turizmit. Destinacioni më i popullarizuar për turistët që kërkojnë aventura dhe eksperienca në natyre është lumi i Shalës, thotë shefi i ADZM Shkodër, Tonin Macaj.
Dy vitet e fundit vihet re se edhe në zonën e mbrojtur, në Malin e Munellës në Pukë ka një interesim të lartë nga turistët e huaj që kërkojnë një aventurë të paharrueshme në male.
Pjesë e angazhimit për të rritur numrin e tursitëve që preferojnë zonat natyrore të mbrojtuar nga shteti, është edhe menaxhimi turistik më i mirë i liqenit të Shkodrës.