Vizitorët “pushtojnë” Urën e Mesit, grupe të huajsh vlerësojnë këtë monument dhe natyrën përreth tij
Ura e Mesit po tërheq një numër të lartë vizitorësh edhe në muajin shtator. Vizitorët janë të interesuar për historinë , arkitekturën dhe bukurinë natyrore të zonës.
“ Është hera e parë në Shqipëri, vij nga Franca dhe këtu qënka shumë bukur. Ura fantastike”
-Për mua është hera e parë në Shqipëri dhe jam me të vërtetë e surprizuar sepse keni një vend shumë të bukur. Kemi qënë në veri, në Theth dhe në Durrës, por në Shkodër po ndjehemi tepër mirë.
–Hera e parë që vij në Shkodër, ura është tepër e veçantë dhe natyra përreth e mrekullueshme”.
-Për mua është hera e dytë që vij në Shqipëri, por hera e parë që e vizitoj Shkodrën. Ditën e djeshme kam mbërritur në Shkodër dhe është një qytet i bukur. Kjo urë ishte e përfshirë edhe në kopertinën e librit të guidave, tepër e bukur. Nga këto do të shkoj në Theth dhe në Valbonë”, – shprehen vizitorët.
Shpesh turistët shfrytëzojnë vizitën për të mësuar më shumë rreth historisë së rajonit të Shkodrës, pasi ura është pjesë e rrugës së vjetër që lidhte Shkodrën me zonat e malësisë.