Vizitorët tërhiqen nga historia – Shtëpia muze e Çun Mulës po kthehet në një pikë referimi për turistët
Muzeu i Historik i Malësisë së Madhe, i njohur ndryshe si Kulla e Bajraktarit të Hotit, Çun Mula, i cili u inaugurua një muaj më pare, po pret vizitorë të shumtë vendas, por edhe nga jashtë kufijve të Shqipërisë.
Për muzeun kujdesen trashëgimtarët e Bajraktarit të Hotit.
Stërnipi i Çun Mulës, Emir Bajraktari tregon se rikonstruksioni i kullës e ka kthyer këtë zonë në një atraksion për vizitorët.
Në Kullën e patriotit Çun Mula ka jetuar ati françeskan, Atë Gjergj Fishta, gjatë kohës kur shërbente si famullitar i Hotit. Në dhomën ku ka jetuar prifti franceskan ruhen të arkivuara objekte personale dhe të punës së tij.
Për fatin e mirë, iniciativa e trashëgimtarëve të familjes dhe shqiptarëve, që jetojnë kryesisht në SHBA, bëri që kulla e Çun Mulës të marrë rrugën drejt shndërrimit në një muze të mirëfilltë të Malësisë së Madhe.
Për kullën është dashur një ndërhyrje deri në detaje, por duke ruajtur në çdo rast elementët autentikë.