Vjedhja e sendeve në valixhet e pasagjerëve, policia kërkesë koncesionarit në Rinas: Vendos kamera sigurie

SHKODRA

SHKODRA

Policia e Shtetit i ka kërkuar koncesionarit të aeroportit të Rinasit vendosjen e kamerave të sigurisë në vendet e imbarkimit të bagazheve të pasagjerëve pas raportimin të shumë rasteve për vjedhjen e sendeve personale brenda valixheve.

Në kërkesën e policisë thuhet se edhe punonjësve të bagazhet e pasagjerëve duhet t’u vendosen kamera trupi, ku çdo punonjës duhet ta instalojë në momentin që merr detyrën. Kjo vjen pas rasteve të denoncimeve për humbje të sendeve personale me vlerë nga valixhet, ku vetëm në 24 orët e fundit, policia thotë se janë raportuar 3 ankesa.

Një ditë më parë një punonjës i bagazheve në Rinas është arrestuar dhe një tjetër u vu nën hetim pasi dyshohen se kanë vjedhur para dhe bizhuteri me vlerë nga valixhet e pasagjerëve. Gjatë kontrolleve pranë kontenierëve ku ndërrohen punonjësit e bagazheve, policia konstatoi para dhe sendet e vjedhura.

Kohet e fundit rastet e denoncimeve të humbjeve të sendeve personale janë shtuar ndjeshëm në aeroportin e Rinasit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.