Policia e Shtetit i ka kërkuar koncesionarit të aeroportit të Rinasit vendosjen e kamerave të sigurisë në vendet e imbarkimit të bagazheve të pasagjerëve pas raportimin të shumë rasteve për vjedhjen e sendeve personale brenda valixheve.
Në kërkesën e policisë thuhet se edhe punonjësve të bagazhet e pasagjerëve duhet t’u vendosen kamera trupi, ku çdo punonjës duhet ta instalojë në momentin që merr detyrën. Kjo vjen pas rasteve të denoncimeve për humbje të sendeve personale me vlerë nga valixhet, ku vetëm në 24 orët e fundit, policia thotë se janë raportuar 3 ankesa.
Një ditë më parë një punonjës i bagazheve në Rinas është arrestuar dhe një tjetër u vu nën hetim pasi dyshohen se kanë vjedhur para dhe bizhuteri me vlerë nga valixhet e pasagjerëve. Gjatë kontrolleve pranë kontenierëve ku ndërrohen punonjësit e bagazheve, policia konstatoi para dhe sendet e vjedhura.
Kohet e fundit rastet e denoncimeve të humbjeve të sendeve personale janë shtuar ndjeshëm në aeroportin e Rinasit.
Në fshatin Bardhanjor , në njësinë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një…
Korsia e re e biçikletave e nisur nga sheshi “Parrucë” ka vijuar deri në fund…
“Sfidat dhe Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” ishte fokusi i konferencës dy ditore…
Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të…
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në…
Arratiset një i burgosur në Shënkoll te Lezhës. Sipas burimeve për RTSH, mësohet se i…
This website uses cookies.