Categories: AktualitetLajmeSport

Vjen për herë të parë në Tiranë Kampionati Botëror i Mundjes, Veliaj: “Tirana, si Qyteti Europian i Sportit, ka pritur 1 mijë ngjarje sportive këtë vit”

Në vitin e Qytetit Europian të Sportit, Tirana po gëlon nga aktivitetet sportive. Kryeqyteti shqiptar mikpriti për herë të parë Kampionatin Botëror të Mundjes për të rinjtë deri në 23 vjeç, ku morën pjesë mbi 1100 mundës dhe trajnerë nga 60 vende të botës.

I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se në vitin e Qytetit Europian të Sportit, kryeqyteti ka pritur më shumë se një mijë aktivitete sportive.

“Faleminderit që e keni kthyer Tiranën, edhe kësaj here, në një super arenë sportive. Këto tapete nuk janë vetëm tapete për dyluftim, janë kryesisht tapete për miqësi. Sigurisht, në ato 5 minuta dyluftojmë, por ama për 50 vitet e ardhshme kemi krijuar miqësi mes sportistëve, skuadrave dhe shteteve. Ndaj, sot në një botë që po gëlon me konflikte nga më të ndryshmet, është shumë e rëndësishme që sporti të jetë një instrument që na bashkon, që na afron. Këtë vit Tirana ka pasur rreth 1000 aktivitete dhe ky kampionat botëror i të rinjve nën moshën 23 vjeç është vetëm një prej tyre. Do të vazhdojmë me aktivitetet deri në fund të vitit, duke e kthyer Tiranën në një kryeqytet të Europës për sportin këtë vit. Ne duam ta vazhdojmë çdo vit këtë, duke mbështetur Federatën, edhe kampionët tanë, por sidomos sportin në komunitet, duke hapur të gjitha palestrat dhe duke u siguruar që çunat dhe gocat tanë mësojnë nga më të mirët e botës”, tha Veliaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

5 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

5 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

6 hours ago

This website uses cookies.