Vjen vendimi i gjykatësit sportiv, Acerbi i pafajshëm
Ka mbërritur vendimi i shumëpritur nga gjykatësi sportiv në lidhje me çështjen Acerbi-Juan Jesus:
mbrojtësi i zikaltërve është shpallur i pafajshëm dhe për këtë arsye nuk do të duhet të kryejë asnjë dënim. Në fakt, nuk u gjet asnjë provë për ofendime raciste ndaj mbrojtësit brazilian të Napolit:
“Në këtë rast, nuk arrihet niveli minimal i sigurisë së arsyeshme në lidhje me përmbajtjen diskriminuese të veprës së kryer”, shpjegon Gerardo Mastandrea në shënimin zyrtar.