Vjen vendimi i UEFA-s: 26 lojtarë në Euro 2024, por…
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot të rrisë numrin maksimal të lojtarëve për skuadrat pjesëmarrëse në Euro 2024 nga kuota fillestare prej 23 në 26. Rritja nuk paraqet detyrim për federatat kombëtare pjesëmarrëse.
Në përputhje me rregulloret e garave – njoftoi UEFA – ekipet kombëtare do të duhet t’i ofrojnë UEFA-s një listë që përmban një minimum prej 23 lojtarësh dhe maksimumi 26 deri në afatin përfundimtar të 7 qershorit. Ngjarja më e madhe kontinentale do të luhet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Të gjithë lojtarët do të mund të paraqiten në listën e ekipeve, dhe për këtë arsye do të shkojnë në stol, ndryshe nga Kampionatin Evropian 2021, kur skuadrat kishin grumbulluar nga 26 lojtarë – të zgjeruar për shkak të Covid-it – por tre lojtarë duhej të shkonin në tribuna.