Screenshot 6 7
Në drejtimin e kryetarit Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2025 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Të ftuar për këtë projektligj ishin Vasilika Vjero, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, Zhani Cakuli, drejtor i Përgjithshëm i AMLF-së, si dhe stafi shoqërues.
Gjatë prezantimit të këtij projektligji, zëvendësministrja Vjero u ndal në qëllimin, risitë dhe nevojën e sjelljes së ndryshimeve ligjore, duke thënë se projektligji i është nënshtruar një procesi të gjatë konsultimi me grupet e interesit.
Vjero theksoi se “qëllimi kryesor i këtij projektligji është rikthimi i kategorisë së basteve sportive, por vetëm në formën online, gjë e cila synon formalizmin e tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit “baste sportive”, si dhe përdorimin e të ardhurave të mbledhura nga aktiviteti i basteve sportive online në mbështetjen direkte në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit, etj”.
Po ashtu, ajo shtoi se risi e këtij projektligji janë agjentët financiarë të autorizuar, krijimi i garancive për shlyerjen e detyrimeve periodike ndaj AMLF-së, si dhe bëri me dije mbi kriteret e licencimit.
Relatori i çështjes Laert Duraj, tha se “ky projektligj paraqitet përpara nesh nisur nga një realitet i cili ekziston në Shqipëri”.
Mbledhja vazhdoi me diskutime, komente dhe pyetje të ndryshme, ku më pas anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj ne parim, nen për nen dhe në tërësi.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.